Sot më datë 01 Shtator 2022, zëvendësdrejtori i Përgjithshëm për resurse në PK, z. Dejan Jankovic me stafin menaxherial priti një delegacioni nga Ministria e Brendshme e Republikës së Maqedonisë së Veriut
Sot më datë 01 Shtator 2022, zëvendësdrejtori i Përgjithshëm për resurse në PK, z. Dejan Jankovic me stafin menaxherial priti një delegacioni nga Ministria e Brendshme e Republikës së Maqedonisë së Veriut, zyrtarë të lartë nga Departamenti për Bashkimin Evropian dhe Bashkëpunimin Ndërkombëtar në kuadër të MB-së, si dhe përfaqësues nga Misioni i OSBE-së në Shkup dhe Kosovë.
Qëllim i kësaj vizite është njoftimi mbi Projektin e OSBE-së për Dygjuhësi që ka filluar të implementohet nga Policia e Kosovës, projekti ky i dedikuar nga Misioni i OSBE-së në Kosovë dhe financuar nga Qeveria zvicerane.
Në takim po ashtu u diskutuan tema të tjera relevante me interes reciprok.