Mbrëmë rreth orës 23:00, në Stacionin Policor në Vushtrri është raportuar për të shtëna me armë zjarri.
Me të pranuar informacionin janë ndërmarrë veprime policore, ku pas një kohe të shkurtër në rrugën ,,Ana Lin ” në Vushtrri është identifikuar vendi ku në një aheng familjar ishin dëgjuar të shtënat, në cilësi të provave materiale është konfiskuar një armë e shkurt e llojit pistoletë dhe gjashtë (6) gëzhoja.
Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar Xh. A.,66 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili dyshohet se ka shtënë me armë.
Pas intervistimit me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndaj tij është iniciuar rast për veprat penale ‘’Mbajtje në pronësi, kontroll apo në posedim të paautorizuar të armëve” dhe ’’Përdorim i armës’’.