Sot më datë 02. Gusht.2022, Policia e Kosovës përmes konferencës për media ku morën pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës z.Samedin Mehmeti si dhe Drejtori i Divizionit të Komunikacionit Rrugor, Nënkolonel Jeton Rexhepi u prezentua projekti më i ri, me paisjet më të reja “Patrulla Inteligjente” që do t’i ketë nën funksion dhe posedim Policia e Kosovës
Sot më datë 02. Gusht.2022, Policia e Kosovës përmes konferencës për media ku morën pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës z.Samedin Mehmeti si dhe Drejtori i Divizionit të Komunikacionit Rrugor, Nënkolonel Jeton Rexhepi u prezentua projekti më i ri, me paisjet më të reja “Patrulla Inteligjente” që do t’i ketë nën funksion dhe posedim Policia e Kosovës.
Policia e Kosovës, me anë të implementimit të këtij projekti do të ngrit kapacitetet operative, profesionale dhe teknologjike, ku përmes tyre synohet të ngritet siguria në shumë aspekte por me theks të veçantë siguria rrugore.
Video linkun në vijim sqaron detajet rreth fushëveprimit të pajisjeve teknologjike.