Si rezultat i veprimeve operative dhe hetimore, njësitet policore në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicën e Jugut, në 24 orët e fundit në katër raste të ndryshme kanë konfiskuar katër armë zjarri.
Sekuestrimi i një arme pushkë- automatike është realizuar mbrëmë rreth orës 22:00, në fshatin Marinë të Skenderajt, pasi i dyshuari në rrjete sociale kishe ekspozuar armën për të cilën nuk posedonte leje për armëmbajtje .
Ndërsa dy armë tjera janë konfiskuar në Vushtrri, konfiskimi i armës të llojit pistoletë është realizuar mbrëmë rreth orës 23:00, pasi ishte raportuar për të shtëna në një aheng familjar në rrugën “Shahin Syla” në Vushtrri. Në orët e mëngjesit të sotëm në rrugën “Azem Bejta”në Vushtrri, në një aheng familjar është konfiskuar arma e llojit pushkë- automatike.
Poashtu në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, hetuesit policorë në Mitrovicën e Jugut, mbi dyshime të arsyeshme për posdim të armës në zonën banuese në ‘Tunelin e Parë’ nga i dyshuari është konfiskuar një armë pushkë gjysmë- automatike me 17 fishek.
Ndaj katër të dyshuarve janë iniciuar raste për veprat penale “Përdorim i armës dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës.
Pas intervistimi, me urdhër të prokurorit katër të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.