Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

“Pengim të personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare”

Prizren, 30 Korrik 2022
Me datë 30.07.2022, nga ora 10:00 , Stacioni Policor Prizren ka pranuar informata se në fshatin Shkozë Prizren, njësia e NJRSH-së Prizren, derisa po asistonte Njësinë nga Hetimet e Departamentit të Policisë Kufitare, në bastisje te një shtëpie, operatorët e NJRSH-së, befasisht janë sulmuar nga një veturë Golf VI, me targë vendore , e cila ka ardhur nga rruga ne drejtim te shtëpisë
Ngasësi i dyshuar, me veturë vrullshëm është sulur në drejtim të zyrtarëve policor, të cilët ishin duke siguruar perimetrin te hyrja e shtëpisë e cila po bastisej.
Operatorët policor e kanë e detyruar të dyshuarin që të ndalonte.
I njëjti është arrestuar dhe është vënë nen kontroll te policisë.
Zyrtarët policor nuk kane pësuar lëndime me këtë rast.
Në shtëpinë e cila po bastisej raportohet se është hasur një shtetas Sirian, i cili dyshohet se është kontrabandues i emigrantëve.
Njësitet përkatëse te policisë janë dërguar ne vendngjarje dhe janë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore.
Pasi që është filluar rast për “ Pengim të personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare” i dyshimti është liruar me procedurë të rregullt.
Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje