Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një person i dyshuar për veprën penale “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”, “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”

Rahovec, 26 korrik 2022
Me datën 26.07.2022 rreth orës 23:15, Stacioni Policor në Rahovec ishte njoftuar për të shtëna me armë zjarri në fshatin Çifllak-Rahovec. Pa vonës patrullat policore ju janë përgjigjur rastit dhe në lokacionin e dyshuar kishin gjetur 10 gëzhoja të cilat dyshoheshin të kishin qenë të armës AK47.
Pas ndërmarrjes së veprimeve shtesë, operative dhe hetimore, Stacioni Policor në Rahovec kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë të dyshuarin M.M., mashkull/kosovar lindur në vitin 1983. Po ashtu në vendbanimin e të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një armë automatike AK47 dhe një karikator i cili dyshohet të jetë përdorur në rastin.
Lidhur me rastin është njoftuar Prokurorit i Shtetit me vendimin e të cilit i dyshuari ndalohet për 48 orë në ndalim policor. Ndaj tij është iniciuar rast “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”, “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”
Statstikat e përgjithshme: 2024-08-13
0
Aksidentet Fatale
30
Aksidentet Me te Lenduar
64
Aksidentet Pa te Lenduar
2117
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
31
Arrestime
23
Ne Mbajtje