Me datën 25.07.2022 rreth orës 11:40, Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugorë-Gjakovë ju është përgjigjur rastit aksident trafiku në rrugën Rahovec-Xerrxë (në hyrje të qytetit të Rahovecit) ku të përfshirë kanë qenë dy automjetet. Si pasojë e aksidentit, përveç dëmeve materiale një person, R.K mashkull/kosovar i lindur në vitin 1956 ka ndërruar jetë, vdekjen e tij e ka konfirmuar personeli mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Rahovec. Në Aksident trafiku po ashtu lëndime të lehta trupore ka pësuar edhe një person, mashkull/kosovar lindur në vitin 1954 i cili pas trajtimit mjekësor është shoqëruar në Polici.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit i cili po ashtu ka dalë në vendin e ngjarjes. Me vendimin e tij, personi i shoqëruar në polici është ndalur në mbajtje.