Gjilan, 07 korrik 2022
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, Stacioni Policor në Viti sot me datën 07/07/2022 ka shoqëruar ne Stacionin Policor personin e kërkuar me inicialet E.M. (1979) shqiptar shtetas i Maqedonisë së Veriut.
I dyshuari është ekstraduar nga shteti i Gjermanisë pasi ishte i kërkuar në bazë të urdhër arrestit ndërkombëtarë të lëshuar nga Gjykata Themelore Gjilan, dega në Viti si i dyshuar për trembëdhjetë vepra penale ,,Vjedhje të rënda’’, ‘Vjedhje’ dhe ‘Vjedhje në tentative’ në disa fshatra të Komunës së Vitisë.
Pas intervistimit në bazë të procedurave ligjore dhe kompletimit të dokumentacionit i njëjti me urdhër të Prokurorit të Shtetit ndalohet për 48 orë.