Policia në Ferizaj, me datën 06.07.2022 , rreth orës 19:20, në rrugën ‘’Rexhep Bislimi ’’ në Ferizaj, ka ndaluar një shofer i cili me automjetin e tij të ushëtarëve shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, tejkalim i shpejtësisë, ku në zonën e kufizimit 40km/h , drejtoi me shpejtësi 80 km/h.
Në lidhje me këtë, policia ndaj shoferit me inicialet L.M (M/K) i moshës 33 vjeçar i shqiptoi një gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 300 euro , 3 pikë negative dhe gjashtë( 6) muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit. I njëjti, në tërësi i pranoi kundërvatjen e shkaktuar.
Me këtë rast, Policia Rajonale në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që, të respektojnë shpejtësinë e kufizuar të lëvizjes.
Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë, për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.