Skenderaj, Vushtrri, 4, 5 Korrik 2022
Me datën 4 dhe 5 korrik 2022 janë raportuar dy raste te ndara gjuajtje me armë në zonën përgjegjësisë se DRP Mitrovicë Jugu.
Rasti i pare është raportuar në Stacionin Policor Skenderaj dje me datën 04. 07.2022 rreth orës 19:10, se një person i panjohur ka shtënë me arme zjarri ne ajër disa here dhe është larguar nga vendi i ngjarjes me automjetin e tij Golf 2, ku të gjitha njësitë policore përkatëse kanë dal në vend të ngjarjes, ku si provë materiale janë konfiskuar 4 gëzhoja te kalibrit 7.62x39mm. Pas një pune operative hetimore rreth orës 22:10 është arritur te identifikohet dhe te arrestohet i dyshuari V.P.,28 vjeçar, ku të njëjtit si provë materiale i është konfiskuar një armë e gjatë automatike AK-47, e cila dyshohet qe është përdorur në rast, një karikator dhe 7 fishekë.
Rasti i dytë është raportuar sot me datën 05.07.2022 rreth orës 01:43 në Stacionin Policor Vushtrri, ku nga një veturë në lëvizje në segmentin rrugor Vushtrri –Mitrovicë janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri. Pas marrjes se informatës, njësia e trafikut ka arritur ta ndaloj veturën e dyshimtë Mercedes dhe vozitësi- personi i dyshimte A.J.,52 vjeçar është shoqëruar ne stacionin policor, ku pas kontrollimit të automjetit është gjetur dhe konfiskuar si prove materiale, një armë ,,Dynamik”, 13 gëzhoja, një karikator i zbrazet dhe një boks i hekurt.
Në cilësi të të dyshuarve janë intervistuar dy personat e dy rasteve, ku ndaj personit të rastit të parë, V.P.,28 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, me urdhër të prokurorit kujdestar i është caktuar masa e ndalimit policor 48 ore dhe ndaj tij është iniciuar vepra penale ,,Përdorim i armës apo mjetit te rrezikshëm dhe Shkaktim i rrezikut te përgjithshëm”, kurse ndaj të dyshuarit të rastit të dytë A.J., 52 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, pas intervistimit me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, dhe ndaj tij është iniciuar rast për veprat penale ’’përdorim i armës’’ dhe ‘’mbajtje në pronësi, kontroll apo në posedim të paautorizuar të armëve”.