Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Kërkesë për bashkëpunim

Gjakovë, 30 Qershor 2022
Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjakovë për publikimin e fotografisë të personit të dyshuar në rast, me qëllim lokalizimin e tij, lëshon kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.
Personi i dyshuar është:
Debatik (Nak) Delijaj i lindur me 27.10.1987, i identifikuar me numër personal 1173112579, banues në fshatin Bardhaniq-Gjakovë.
Lidhur me rastin ”Vrasje ne Tentativë” pranë Sektorit Rajonal të Hetimeve në Drejtorinë Rajonale të Policisë-Gjakovë janë duke u zhvilluar hetime intensive ku gjatë veprimeve hetimore është identifikuar i dyshuari i lartcekur i cili me veprimet e kundërligjshme ka kryer veprën penale “Vrasje ne Tentative” dhe me pas është larguar ne drejtim te panjohur.
Në lidhje me rastin nuk është arritur të sigurohet prezenca e personit në fjalë edhe përkundër angazhimeve të shumta hetimore dhe operative nga ana e Sektorit Rajonal për Hetime dhe njësiteve tjera në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë-Gjakovë.
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar të paraqitur në fotografinë e bashkangjitur, të lajmërojnë Policinë e Kosovës apo stacioni më të afërt policor.
I dyshuari në fjalë i cili është në kërkim nga ana e Policisë se Kosovës:
PËR ÇDO INFORMACION JU LUTEM KONTAKTONI
192-080019999 (pa pagesë) OSE
DREJTORIA RAJONALE E POLICISË-GJAKOVË
045/930-220
Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje