Prishtinë, 29 qershor 2022 – Policia e rajonit të Prishtinës me përkushtim të madh po vijon punën e saj për kapjen e personave si të dyshuar të implikuar në rastet kriminale.
Puna policore e hetuesve të stacionit policor Drenas e organizuar me veprime specifike operative dhe hetimore me qëllim identifikimin dhe kapjen e personit, për të cilin dyshohej të jetë përfshirë në rastin e vjedhjes grabitqare të ndodhur më 15.06.2022, në fshatin Llapushnik të Drenasit, sot ka rezultuar me arrestimin e një të dyshuari.
M. G. 35 vjeç, mashkull, shtetas i republikës së Kosovës, pasi është identifikuar dhe lokalizuar është arrestuar nga ana e policisë nën dyshimin e arsyeshëm për përfshirje në rastin e sipër cekur.
Ndërlidhur me rastin policia ka kryer edhe një operacion bastisjeje me ç’ rast ka gjetur dhe sekuestruar;
Një revole të tipit EkolTuna, kalibri 8mm, e cila dyshohet të jetë arma e përdorur në rast, si dhe
Pas arrestimit, me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje prej 48 orësh për tu proceduar më tej.