Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një person i dyshuar për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Kanosje”

Gjakovë, 27 Qershor 2022
Ankuesi mashkull/kosovar më datë 27.06.2022, kishte raportuar në Stacionin Policor në Gjakovë se ishte kanosur nga i dyshuari:
– N.D., i lindur në vitin 1964 m/sh/k.
Pas një aktiviteti operativ dhe hetimor nga Stacioni Policor në Gjakovë është arritur që i dyshuari të arrestohet mbi dyshimin e arsyeshëm për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve me urdhërkontrollin e lëshuar nga Gjykata.
Urdhër kontrolli është realizuar në vendbanimin e të dyshuarit në fshatin Osek Hilë-Gjakovë, me ç ‘rast është sekuestruar një pushkë gjuetie e kalibrit 12mm dhe 20 copë fishekë të armës së njëjtë, si dhe një pushkë ajrore e kalibrit 5.5mm.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit pas përfundimit të procedurave policore, personi i arrestuar ndalohet për 48 orë në ndalim policor.
Fotografi të armëve dhe municionit të sekuestruar:
Statstikat e përgjithshme: 2024-08-13
0
Aksidentet Fatale
30
Aksidentet Me te Lenduar
64
Aksidentet Pa te Lenduar
2117
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
31
Arrestime
23
Ne Mbajtje