Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një person i dyshuar për veprën penale ‘Lëndim i lehtë trupor”

Skenderaj, 22 qershor 2022
Mbrëmë, rreth orës 21:00, policia në Skenderaj, ka identifikuar dhe arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.
Arrestimi i të dyshuarit është bërë mbi dyshimet dhe provat e siguruara se personi i dyshuar pas një mosmarrëveshje me një mjet të mprehtë (thikë), ka lënduar viktimën të moshës së mitur . Ndërsa në cilësi të provës materiale nga i dyshuari është konfiskuar mjeti i dyshimtë (Thika)
Informacioni fillestar ishte se katër persona të rijnë në një barnatore kane blerë disa medikamente mjekësore dhe se të nijetit nuk sqarojnë–arsyetojnë se për çfarë ju nevojiteshin.
Mbi bazën e këtij informacioni policia ka ndërmarrë veprime operativo-hetimore në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë karakterizuar rastin, si rezultatet i veprimeve të shpejta hetimore fillimisht është identifikuar viktima dhe tre dëshmitarë të cilët kanë tentuar që duke blerë medikamente mjekësor lëndimin ta trajtojnë vetë dhe mos të paraqesin– lajmërojnë rastin . Të lënduarit (viktimës)i është ofruar tretman mjekësor.
Lidhur me rastin janë intervistuar tre dëshmitarët, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt, ndaj tij është iniciuar rast për veprën penal ‘Lëndim i lehtë trupor”.
Statstikat e përgjithshme: 2025-01-14
0
Aksidentet Fatale
20
Aksidentet Me te Lenduar
25
Aksidentet Pa te Lenduar
1564
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
13
Ne Mbajtje