Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge

Policët e stacionit policor në Ferizaj, sonte rreth orës 19:30 në rrugën ” Rexhep Bislimi ” në Ferizaj, kanë ndaluar një automjet VW Golf me targa vendore dhe gjatë kontrollimit të automjetit dhe personave, tek pasagjeri me inicialet R.B ( M/K) i moshës 27 vjeçar, janë gjetur një thikë, një sasi e vogël e narkotikëve (marihuanë) si dhe një grinder( mulli) , të cilat si prova materiale janë sekuestruar.
I njëjti êshtë shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pasi është intervistuar nga Njësia e Hetimeve , me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, është liruar për procedurë të rregullt, ndërsa rasti është cilësuar “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje