Sot rreth 17:20 kemi pranuar informatën për një rast vjedhje, në një institucion mikrofinanciar në rrugën “Nazim Gafurri”në Prishtinë.
Menjëherë pas informatës të gjitha njësitë policore të rajonit të Prishtinës, janë aktivizuar me shpejtësi dhe kanë nisur punën e tyre në drejtim të identifikimit dhe arrestimit të personit të dyshuar.
Ka qenë ndërmarrja e këtij aksioni të shpejtë, si dhe veprimet operative, ato që kanë rezultuar me arrestimin e personit të dyshuar në ikje e sipër vetëm pak minuta pas ngjarjes, si dhe sekuestrimin e një sasie parash që dyshohet të jenë të vjedhura.
Personi i dyshuar B.B, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.