Më datën 09 qershor 2022, rreth orës 20:00, Stacioni Policor i Veriut në Prizren, ka pranuar një informatë për një rast të vjedhjes së rëndë“. në rrugën “Kastrioti” në Prizren.
Reagimi policor ishte i menjëhershëm dhe Policia arriti që ta identifikojë dhe ta arrestojë në flagrancë të dyshuarin:
• B.Q., i datëlindjes 1980 m/sh/k
I dyshuari është hasur duke vjedhur rezervuare të derivateve të naftës por përpjekja e të njëjtit për të vjedhur ka ngelur në tentativë. I dyshuari shoqërohet në Stacionin Policor të Veriut në Prizren, ndërsa njësitet policore në vendngjarje gjendet dhe sekuestrohet përkohësisht në cilësinë e provave materiale:
• Një automjet ‘Mercedes benz’ ( furgon ) ,ngjyrë e bardhë me targa vendore
Është konfirmuar se ky automjet është i vjedhur në Prishtinë me datën 28.04.2022.Të dyshuarit i janë gjetur në posedim edhe dy targa regjistrimi, për të cilat po ashtu dyshohet se janë të vjedhura.
I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës. Lidhur me të gjitha veprimet e policore është njoftuar prokurori i Shtetit, ku me aktvendim të dyshuarit i shqiptohet masa e ndalimit policor për 48 orë .Rasti po hetohet nga sektori i hetimeve të Stacionit Policor në Prizren.