Përpos punës dhe angazhimeve të vazhdueshme në ruajtjen e rendit publik dhe parandalimin e veprave penale, Stacioni Policor Vushtrri është duke realizuar edhe ekzekutimin e urdhëresave të lëshuara nga gjykata.
Me datë 05.06.2022, policia në Vushtrri ka realizuar dy urdhëresa të lëshuar nga Gjykata. Në rrugën “Dëshmoret e kombit” është ndaluar i dyshuari B.B., 25 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, ndaj të cilit Gjykata Themelore në Mitrovicë- dega në Vushtrri, kishte lëshuar dy urdhëresa, për veprën penale ,,Vjedhje e pyllit”.
Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresave të gjykatës, i njëjti edhe dërguar për vuajtje të dënimit të përcaktuar me ligj.