Më 25 maj 2022, në orën 17:50 , viktimat e raportojnë rastin në Polici se ishin kanosur nga të dyshuarit me vrasje, i dyshuari S. K., i datëlindjes 1969 m/sh/k dhe D.K. Deri tek rasti vjen si pasojë e mosmarrëveshjeve të mëhershme lidhur me pronë.
I dyshuari S. K., shoqërohet në stacionin policor në Prizren në rajonin e Veriut dhe i njëjti në prezencë të avokatit mbrojtës është intinterivstuar në lidhje me rastin . Ndërsa i dyshuari D.K., pasi ka kryer veprën penale largohet në drejtim të panjohur dhe i njëjti është në kërkim policor.
Lidhur me rastin është njoftuar prokuror i shtetit me aktvendim, të dyshuarit i shqiptohet masa e ndalimit policorë për 48 orë.