Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia në Skenderaj dhe Vushtrri sekuestrojnë dy armë

Vushtrri, 26 maj 2022
Si rezultat i veprimeve operative dhe hetimore, njësitet policore në Skenderaj dhe Vushtrri, në 24 orët e fundit, në dy raste të ndryshme kanë sekuestruar dy armë zjarri.
Sekuestrimi i një arme pushkë automatike është realizuar në fshatin Llaushë të Skenderajt, pasi i dyshuari kohë më parë në rrjete sociale kishe ekspozuar armën, për të cilën nuk posedonte leje për armëmbajtje.
Ndërsa sekuestrimi i armës të llojit pistoletë me 12 fishek, është realizuar në Vushtrri, në kohën kurë njësia policore gjatë kontrollit të detajuar në veturën e të dyshuarit ka gjetur dhe sekuestruar një armë të llojit pistoletë me 12 fishek, për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje.
Ndaj dy të dyshuarve janë iniciuar raste për veprat penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”.
Statstikat e përgjithshme: 2025-01-14
0
Aksidentet Fatale
20
Aksidentet Me te Lenduar
25
Aksidentet Pa te Lenduar
1564
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
13
Ne Mbajtje