Prishtinë, 25 maj 2022 – Drejtoria Rajonale e Policisë Prishtinë, ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme policore për të siguruar rendin dhe qetësinë publike në rajonin e Prishtinës, dhe kjo duke punuar me vendosmëri dhe përkushtim për kapjen e personave që dyshohen të jenë të implikuar në veprimtari kriminale, dokumentimin ligjor të veprimeve të tyre kriminale si dhe vënien e tyre para drejtësisë.
Si rrjedhojë e këtyre angazhimeve, sot nga njësiti i hetimeve të përgjithshme, është arrestuar një person i dyshuar.
Personi i dyshuar:
– B. Sh, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, të cilit i është sekuestruar një thikë dhe një armë zjarri.
I dyshuari ka qenë në kërkim nga ana e policisë, për një rast tentim vrasje që ka ndodhur me datën 19.04.2022, në rrugën “Bajram Bahtiri “,në Prishtinë.
Pas përfundimit të procedutave të nevojshme policore, i dyshuari me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në qendrën e mbajtjes.