Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Drejtori i përgjithshëm i PK-së priti në takim zyrtar përfaqësues nga KFOR-i amerikan

Prishtinë, 18 maj 2022
Sot, në ambientet e drejtorisë së përgjithshme të PK-së, për një vizitë zyrtare qëndroi Gjenerali John Maier si dhe kolonel Christopher Samulski nga KFOR-amerikan, të cilët u priten nga drejtori i përgjithshëm i PK-së z.Samedin Mehmeti me bashkëpunëtor.
Gjatë këtij takimi u diskutuan tema të ndryshme që ndërlidhen me fushën e sigurisë si dhe tema që ndërlidhen me bashkëpunimin e ndërsjellët në mes të PK-së dhe KFOR-it.
Ky takim nga të dy palët u vlerësua mjaft pozitiv dhe se takime të tilla që shërbejnë në interes të rritjes së mëtejme të bashkëpunimit në mes të PK-së dhe KFOR-it pritet të realizohen edhe në të ardhmen.
Statstikat e përgjithshme: 2025-01-14
0
Aksidentet Fatale
20
Aksidentet Me te Lenduar
25
Aksidentet Pa te Lenduar
1564
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
13
Ne Mbajtje