Në orët e pasditës së datës 05 maj 2022, policia në Vushtrri ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “ Blerje, posedim, shperndarje dhe shitje të paautorizuar të substancave narkotike’’”.
Mbi dyshime të arsyeshme është identifikuar dhe arrestuar personi i dyshuar tek i cili gjatë kontrollit në çantën e krahut i janë ë gjetur dhe sekuestruar 77 qese me substancë të dyshuar narkotike me peshë 66 gram dhe një sprej.
Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar G. A., 23 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, ndaj të cilit prokurori i ka caktuar masen e ndalimit policor.
Hetimet e mëtejme lidhur me rastin po i vazhdon njësia përkatëse e antidrogave.