Prishtinë, 05 maj 2022- Policia e Rajonit të Prishtinës respektivisht, Njësiti Rajonal i Trafikut Rrugor, po vazhdon me implementimin e planeve operative për kontrollin e shtuar në trafik.
Gjatë muajit prill 2022, janë shqiptuar 8149 tiketa për kundërvajtje të ndryshme, ndërsa vetëm sot në rrugën Prishtinë-Gjilan janë konfiskuar 15 patentë shofer për tejkalim në vijën e plotë.
Duke kërkuar kujdes të shtuar, për të gjithë pjesmarrësit në trafik, ju njoftojmë se operacionet për siguri në rrugë, do të kënë shtrirje në të gjitha rrugët e rajonit të Prishtinës dhe do të vazhdojnë deri sa të vlerësohet që është arritur efekti i dëshiruar.