Më 28.04.2022 , Policia në Prizren, kishte pranua një informatë se në rrugën “Adem Jashri” në Prizren, në orën 13:10 ,viktima deklaron se në dyqanin e Argjendarisë, persona të panjohur kanë hyre dhe i kanë vjedhur rreth 276 gram sasi Ari ne vlerë prej 1539 €.
Hetuesi policor te Stacionit Policor në Prizren, pas një pune operativo-hetimore, e në bashkëpunim me Njësitin e Hetimeve të Stacionit Policor të Vushtrrisë kanë arrit qe ti identifikojnë dhe ndalojnë personat e dyshuar:
• M. F.,(viti i lindjes 1971,femër kosovare),dhe
• V.F., (viti i lindjes 1966,mashkull kosovar).
Ne lidhje me ketë rast policia ,gjate bastisjes qe i është bere të dyshuarës M.F, është gjetur dhe sekuestrua ne cilësinë e provave materiale:
• Një Zinxhir dhe
• Një unazë
Te dyshuarit janë shoqëruar në stacioni policor në Prizren, janë intervistuar lidhur me rastin dhe në konsultim me Prokurorin e shtetit ndalohen për 48 orë. Rasti është duke u hetuar nga njësiti i hetimeve të stacionit policor Prizren.