Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj

Policët e stacionit në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot rreth orës 16:00 kanë arrestuar në Ferizaj personin e kërkuar me inicialet L.B (M/K), i moshës 19 vjeçar.
Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’ Vjedhje ’’ me dënim burgimi prej shtatëmbëdhjetë muajve ( 1 vit e 5 muaj).
Polica të njêjtin e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës.
Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje