Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Drejtoria Rajonale Policisë në Prizren, mban ligjërata në shkolla, projekti “Dhuna ne Familje”

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, Sektorët për Komunitetit në stacionet policore në Prizren dhe Dragash, në zbatim të Strategjisë së Udhëhequr nga Inteligjenca dhe Policimi në Bashkësi , kanë realizuar aktivitetet e planifikuara, në koordinim me Drejtorit Komunale te Arsimit në Prizren dhe Dragash, ku kanë mbajtur ligjërata me temën: ” Dhuna ne Familje “, me nxënës të shtatë shkollave fillore dhe të mesme të ulëta në komunën e Prizrenit dhe Dragashit.
Këto ligjërata në shkolla kanë për qëllim që nxënësit të pajisen me njohuri sa i përket sjelljeve jo shoqërore të shfaqura edhe tek fëmijët, për format dhe llojet e dhunës në familje si dhe mundësinë dhe kontributin që edhe ata mund të japin në parandalimin e kësaj dukurie.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren do të vazhdojë me ligjërata të tilla edhe në shkollat tjera në rajonin e Prizrenit.
Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje