Rastet kanë ndodhur në lokacione dhe periudha të ndryshme kohore, në gjithë territorin e Kosovës.
Puna e hetuesve të stacionit policor të Fushë Kosovës, është finalizuar mbrëmë, ku pas marrjes së disa veprimeve operative, kanë arrit që të arrestojnë personin e dyshuar:
M.M . mashkull, 37 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.
Personi i dyshuar, pas intervistimit nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme, me vendim të prokurorit të shtetit është ndaluar në mbajtje përderisa hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastet që dyshohet të jetë i përfshirë i arrestuari.