Me datë 12.04.2022, rreth orës 09:30, Drejtoria rajonale e Policisë Kufitare “Perëndimi” në Gjakovë, konkretisht Stacioni policor për mbikëqyrje të kufirit në Ponoshec, përmes rrugëve operative ka pranuar informacion se në afërsi të kufirit te vendi i quajtur ”Rrjeti i Merimangës” në fshatin Morinë/Gjakovë, ka lëvizje të dyshuara të disa personave, ku dyshohej se të njëjtit janë duke kontrabanduar kafshë nga territorit i Republikës së Kosovës në territorin e Republikës së Shqipërisë.
Zyrtarë policor nga të dyja shtetet kanë realizuar një plan të përbashkët taktik-operative dhe kane arrit të kapin/arrestojnë katër persona të dyshuar shtetas shqiptar (njëri nga ta është arrestuar nga autoritetet shqiptare) të cilët ishin duke kontrabanduar në këmbë rreth tetëmbëdhjetë (18) kafshë/gjedhe përmes rrugëve ilegale.
Në konsultim me prokurorin kompetent është iniciuar rasti “Kontrabandë me kafshë, ndërsa tre (3) personat e dyshuar nga autoritetet kosovare janë ndaluar për 48 orë.