Prizren, 12 prill 2022
Më datën 12 prill 2022, në orën 09:26, në rrugën Prizren-Suharekë, përballë një qendre tregtare në fshatin Lutogllavë të Prizrenit, vozitësi NN, i cili ishte duke e drejtuar automjetin e tij me traga NN, e duke lëvizur prapa në rrugën ‘Pranvera 81”, si pasojë e vozitjes së pakujdesshme me pjesën e pasme të automjetit e godet këmbësorin i cili në ato momente ishte duke kaluar rrugën nga krahu i majtë i lëvizjes së automjetit.
Si pasojë e aksidentit këmbësori pëson lëndime trupore dhe dërgohet në Qendrën Emergjente në Spitalin Rajonal të Prizrenit. Vozitësi nuk u ndal në vendin e ngjarjes dhe u largua në drejtim të fshatit Korishë.
Këmbësori i lënduar pas marrjes së ndihmës mjekësore në Qendrën Emergjente në Prizren për shkak të lëndimeve të rënda transferohet në QKUK në Prishtinë.
Nga reagimi i menjëhershëm i hetuesve të Njësisë së Komunikacionit Rrugor në Prizren u bë verifikimi i automjetit dhe personit dhe të dyshuar SH.H., i lindur në vitin 2001 m/sh/k. I dyshuari u intervistua për shkaktimin e aksidentit me lëndime të rënda trupore dhe ikje nga vendi i ngjarjes.
Në lidhje me rastin është informuar prokurori i Shtetit i cili urdhëroi që i dyshuari të ndalohet për 48 orë.
Rastin është duke u hetuar.