Policia në Vushtrri ka arrestuar një person të dyshuar, pasi i njëjti ka kanosur zyrtarët policor në kryerje të detyrës zyrtare.
Arrestimi i të dyshuarit është bërë në orët e mbrëmjes të datës 06 prill 2022, në fshatin Dumnicë të Vushtrrisë, në kohën kur zyrtarët policorë po trajtonin një rast i dyshuari ka kanosur zyrtarët policor.
Pas procedurave të intervistimit, ndaj të dyshuarit B. S.,30 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës me urdhër të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale ‘Kanosje’ .