Sot, rreth orës 18:00 stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka pranuar një informacion se një person në fshatin Manastirc të Ferizajt posedon armë zjarri.
Në lidhje me këtë policia e rendit e shoqëruar edhe nga njësia e hetimeve i janë përgjigjur menjëherë këtij rasti dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes. Nën autorizim të Prokurorisë dhe me aprovim të Gjykatës Themelore në Ferizaj, është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit me inicialet N.S ( M/K) i moshës rreth 65 vjeçar dhe aty janë gjetur: një armë zjarri pushkë gjysmëautomatike dhe dy krehër me 20 fishekë, të cilat më pas janë konfiskuar.
Policia, të dyshuarin e ka njoftuar përmes familjarëve të tij që të paraqitet në stacionin policor në Ferizaj, pasi që i njëjti nuk ishte aktualisht në shtëpi.
Me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj është inicuar rasti penal ‘’Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar i armëve’’ për procedura të mëtejme hetimore.