Gjatë ditës sotme, policia në Vushtrri dhe në Mitrovicën e Jugut, në dy raste të ndara, ka arritur të arrestojë tre persona të dyshuar për posedim të substancave të dyshuara narkotike.
Rasti i parë është realizuar në Vushtrri, ku nga njësitet policore janë arrestuar dy persona të dyshuar tek të cilët është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike në peshë 3,2 gram.
Ndërsa në rastin tjetër të realizuar në Mitrovicën e Jugut, nga njësitet policore po ashtu është arrestuar një person i dyshuar tek i cili është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike në peshë 16 gram.
Pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit të rastit tre të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.
Ndaj tyre janë iniciuar raste për veprën penale ‘Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’. Ndërsa hetimet e mëtejme po i zhvillon njësia përkatëse hetimore.