Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Sekuestrohet dy armë në Fushë Kosovë, dërgohen në mbajte dy persona të dyshuar

Prishtinë, 23 mars 2022 – Policia e Rajonit të Prishtinës, respektivisht Njësiti për Reagim të Shpejtë (NjRSh) dhe zyrtarët e stacionit policor të Fushë Kosovës, mbrëmë në dy lokacione të ndara, kanë sekuestruar dy armë.
Fillimisht për një kontroll rutinë nga NjRSh, është ndaluar personi i dyshuar L.Sh, (mashkull), 18 vjeç, të cilit i është gjet dhe sekuestruar një armë me gaz, dhe më pas është arrestuar i dyshuari i dytë B.M (mashkull) 16 vjeç, për të cilin policia kishte siguruar prova (fotografi) ku i dyshuari kishte ekspozuar armë.
Pjesë e punës policore ka qenë edhe kontrolli policor në dy lokacione ( vendbanimet e të dyshuarve) të cilat janë ndërmarrë në koordinim me prokurorin e shtetit dhe gjyqtarët e procedurës paraprake, ku (në vendbanimin e të dyshuarit L.Sh) është gjetur dhe sekuestruar:
– Një armë tjetër me gaz e tipit BloW F92.
Dy personat e dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetuesit policor të stacionit të Fushë Kosovës, kanë siguruar edhe fotografi të tjera ku janë ekspozuar armët e sekuestruara dhe sot kanë identifikuar edhe dy persona të tjerë të dyshuar. Të njëjtit janë shoqëruar në stacion policor dhe ndaj tyre është iniciuar rasti, mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës.
Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje