Ne zbatim te “Strategjisë se Integruar te Policimit e Drejtuar nga Inteligjenca” dhe “Policimi ne Bashkësi”. Drejtoria rajonale e policisë në Prizren, përkatësisht stacioni policor Prizren Veri , zyrtarët ne komunitet dhe drejtoria e Arsimit, kanë mbajtur ligjëratë me nxënësit e klasave të V dhe IX- ne SHFMU “ Krushë e Vogel ” në fshatin Krushë e Vogel te Prizrenit. Me temën “Masat e sigurisë ndaj keqpërdorimit të Internetit” ne shkollat tona.
Ligjëratat janë ndarë nga një orë mësimore, duke i njohur nxënësit me format e keqpërdorimit të Internetit ne shkolla. Ky projekt ka për qëllim sensibilizimin e nxënëseve me format keqpërdorimit të Internetit, raportimin e tyre dhe pasojat që mund ti kenë. Pasojat e keqpërdorimit të Internetit ndikojnë në aspektin negativ tek nxënësit duke pasur parasysh edhe pasoja shoqërore.
Me ligjërata të tilla policia rajonale në Prizren, duke bashkëpunuar më drejtoritë e Arsimit do të vazhdojë edhe në shkolla tjera ne rajonin e Prizrenit. Ne këtë ligjëratë kane marre pjesë një numër i konsiderueshëm i nxënësve të cilët kanë shfaqur interesim të njihen me temën.