Përveç angazhimeve të përditshme në ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike dhe parandalimin e veprave penale, Stacionet Policore: Prizren, Prizren Veri, Suharekë, Dragash, Mamush dhe NJRKRR ne Prizren, janë duke realizuar edhe ekzekutimin e urdhëresave të lëshuara nga ana Gjykatës Themelore në Prizren. (Degët ne Suharekë dhe Dragash).
Në realizimin dhe zbatimin e urdhëresave nga gjykata, njësitet e stacioneve policore kanë realizuar gjithsej 57 urdhëresa, ku 57 persona të dënuar apo të ftuar për intervista janë ndaluar sipas vendimeve të gjykatës themelore në Prizren.
Po ashtu janë shtuar aktivitetet në parandalim të aksidenteve dhe kontrollimin e rrjedhës së trafikut, ku gjatë kontrollimit te komunikacionit policia ka shqiptuar gjithsej 1752 tiketa për në kundërvajtjeve te ndryshme në komunikacion rrugorë si dhe ka sekuestrua 10 patentë shofer.