Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohen dy persona për vrasje në tentativë në Prishtinë

Prishtinë, 14 mars 2022 – Mbrëmë rreth orës 21:30, nga njësitet policore të stacionit të veriut në Prishtinë, janë arrestuar dy persona të dyshuar për vrasje në tentativë dhe sulm ndaj personit zyrtar.
Rasti ka ndodhë në rrugën “Mentor Ratkoceri” në Prishtinë, ku njëri nga personat e dyshuar ka tentuar që të godas me automjet, zyrtarët policor (në rroba civile) të cilët ishin në detyrë.
Zyrtarët policor edhe pse janë prezantuar si polic, asnjëri nga personat e dyshuar nuk i është bindur urdhrave të tyre dhe njëri nga ta ka shtënë me armë zjarri në drejtim të zyrtarëve policor, por fatmirësisht nuk ka arritur të qëlloj ata.
Duke marrë në konsideratë faktin se veprimet e të dyshuarit përbënin një kërcënim të drejtpërdrejtë dhe potencialisht të rrezikshëm për jetën e tyre, zyrtarët policor domosdoshmërish janë detyruar të përdorin armën e zjarrit me qëllim të neutralizimit të veprimeve të tilla të rrezikshme të personit të dyshuar si dhe për ta vënë të njëjtin nën kontroll, ku më pas kanë arrestuar personat e dyshuar si dhe kanë sekuestruar edhe një revole, e cila dyshohet të jetë arma e përdorur në rastin në fjalë.
Përkundër shkrepjeve nuk raportohet për persona të plagosur nga arma e zjarrit.
Personat e dyshuar:
M.R , mashkull, 23 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
I.R, mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, pas arrestimit me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.
Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje