Bazuar në projektin “Masat e sigurisë ndaj keqpërdorimit të internetit “, Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, përkatësisht Policia në Dragash , zyrtarët në komunitet dhe Drejtoria e Arsimit, kanë mbajtur ligjërata me nxënësit e klasave të V-ta dhe IX-ta, në shkollat fillore: “Zenuni”,në ,Brod të Dragashit dhe shkolla fillore ‘Hilmi Bahtjari’ në fshatin Blaq të Dragashit.
Ligjëratat janë mbajtur me nga një orë mësimore, duke i njohur nxënësit me format e keqpërdorimit të internetit në shkolla.
Ky projekt ka për qëllim sensibilizimin e nxënëseve me format e keqpërdorimit të internetit, raportimin e tyre dhe pasojat që mund t’i kenë. Pasojat e keqpërdorimit të internetit ndikojnë në aspektin negativ tek nxënësit duke pasur parasysh edhe pasojat shoqërore.
Me ligjërata të tilla Policia rajonale në Prizren, duke bashkëpunuar më drejtoritë e arsimit do të vazhdojë edhe në shkolla të tjera në rajonin e Prizrenit. Ne këtë ligjëratë kanë marrë pjesë një numër i konsiderueshëm i nxënësve të cilët kanë shfaqur interesim për temën e ligjëruar.