Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia në Mitrovicën e Jugut mbanë takim me përfaqësues të kompanive private të sigurimit fizik

Mitrovicë, 02 mars 2022
Gjatë ditës së sotme, komandanti i Stacionit Policor në Mitrovicën e Jugut, Major Ahmet Xhosha, me stafin e tij ka mbajtur takim me pronarë dhe përfaqësues të kompanive private të sigurimit fizik që operojnë në Mitrovicën e Jugut.
Major Ahmet Xhosha, duke vlerësuar rolin dhe potencialin që disponojnë dhe operojnë kompanitë private të sigurimit fizik të objekteve, lokaleve afariste dhe bizneseve, ka theksuar se bashkëpunimi i ndërsjellë në fushën e shkëmbimit të informacioneve në vazhdimësi ka rezultuar me sukses si në parandalim ashtu edhe ne fushën e reagimit.
Pronarët e kompanive, ndër tjera kanë potencuar se përkundër shumë sfidave tjera, bashkëpunimi me policinë si përmes linjës emergjente ashtu edhe përmes formave tjera vazhdon të jetë në nivel të lartë.
Vlerësim dhe zotim i përbashkët i këtij takimi ishte se bashkëpunimi dhe koordinimi i ndërsjellë në fushën e sigurisë do t’ vazhdoj edhe më tutje.
Statstikat e përgjithshme: 2025-01-14
0
Aksidentet Fatale
20
Aksidentet Me te Lenduar
25
Aksidentet Pa te Lenduar
1564
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
13
Ne Mbajtje