Sot , rreth orës 14:10 Policia në Kaçanik nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka panuar një informacion se në fshatin Glloboçicë të Kaçanikut një person posedon armë zjarri.
Në lidhje me këtë, policia i ka marrë veprimet e nevojshme dhe ka arritur që të identifikojë personin e dyshuar dhe vendin.
Nën autorizim të Prokurorisë Themelore të Ferizajt, personi i dyshuar me inicialet R.L (M/K) i moshës 17 vjeçar është shoqëruar në stacionin policor tê Kaçanikut, ndërsa arma e zjarrit me një karikator është konfiskuar.
I dyshuari, pasi është intervistuar nga hetuesit policor, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është liruar për procedurë të mëtejme hetimore.