Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Takimi me shoqatën e gjahtarëve në Ferizaj

Stacioni policor në Ferizaj, nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, bazuar në Strategjinë e Integruar të Policimit të Drejtuar nga Inteligjenca dhe Policimit në Bashkësi, sot ka thirrur në takim Shoqatën e Gjahtarëve të Ferizajt , takim ky që u mbajt në ambientet e policisë rajonale në Ferizaj.
Takimin e udhëhoqi zëvendëskomandanti i stacionit policor në Ferizaj, Kapiten Ismet Dërvishi i shoqëruar edhe me polic të njësisë në komunitet.
Temë diskutimi e këtij takimi , veç tjerash ishte situata e sigurisë në qytetin e Ferizajt, e cila u vlerësua të jetë e qetë dhe stabile. Ndërkaq u diskutua për hapat që do të ndërmerren për parandalimin e gjuetisë ilegale dhe bashkërendimin e aktiviteteve për ti parandaluar aktivitetet joligjore në mbrojtje të Faunës dhe Natyrës në përgjithësi në qytetin e Ferizajt.
Ndërsa, përfaqësuesit e Shoqatës së Gjahtarëve falënderuan policinë e Ferizajt për takimin dhe gatishmërinë për të ndihmuar dhe bashkëpunuar me shoqatën .
Të dyja institucionet u zotuan që të do të vazhdojnë bashkëpunimin e ndërsjellë me qëllim parandalimin e gjuetisë ilegale dhe dukurive tjera negative në shoqëri.
U përcaktuan edhe prioritetet e policisë për ditët në vijim, ndaj të gjithë atyre që veprojnë në kundërshtim me ligjet në fuqi, policia do të jetë e pa kompromis.
Statstikat e përgjithshme: 2024-08-13
0
Aksidentet Fatale
30
Aksidentet Me te Lenduar
64
Aksidentet Pa te Lenduar
2117
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
31
Arrestime
23
Ne Mbajtje