Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia e Kosovë vazhdon mbajtjen e testit me shkrim për konkursin për zyrtarë policorë

Policia e Kosovës është duke vazhduar procesin e mbajtjes së testimit me shkrim për konkursin e hapur për zyrtarë policorë për të gjithë aplikantët të cilët i kanë plotësuar kriteret e konkursit publik.
Lidhur më përgatitjen e testit me shkrim Policia ka bashkëpunuar me ekspertë të jashtëm (profesorë të matematikës dhe të gjuhës shqipe), me qëllim që testi të jetë i kualitetit të lartë dhe sipas praktikave më të mira, ndërsa pyetjet e njohurive të përgjithshme janë hartuar nga grupi punues brenda PK-së.
“Testimi me shkrim i cili për herë të parë po mbahet përmes platformës elektronike, do të zgjasë deri më 28.02.2022 është transparent dhe po mbahet duke i respektuar masat e përcaktuara për menaxhim të pandemisë”.
Policia e Kosovës, të gjithë kandidatëve që kanë aplikuar në konkursin për zyrtarë policorë ju dëshiron suksese në testin me shkrim.
Statstikat e përgjithshme: 2024-08-13
0
Aksidentet Fatale
30
Aksidentet Me te Lenduar
64
Aksidentet Pa te Lenduar
2117
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
31
Arrestime
23
Ne Mbajtje