Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia e Kaçanikut mban ligjërata në shkolla

Policia në Kaçanik, bazuar në Strategjinë e Integruar të Policimit të Drejtuar nga Inteligjenca dhe Policimit në Bashkësi , me qëllim të sensibilizimit dhe vetëdijesimit të nxënësve ka mbajtur ligjërata në shkollat e fshatrave të Kaçanikut : ‘’Idriz Seferi’’, ‘’Diturija , ‘’Naim Frashëri ‘’ me temë ‘’Dhuna në familje ’’.
Ligjëratat janë mbajtur nga ana e instruktorëve- zyrtarëve policor, të trajnuar enkas për këto ligjërata.
Policia ka për synim vetëdijesimin e nxënësve për të kontribuar në parandalimin e dhunës në familje.
Gjithashtu, nxënësit u njoftuan edhe për detyrat dhe përgjegjësitë që ka policia në fushën e parandalimit, ashtu edhe të reagimit, përkatësisht të trajtimit të rasteve të dhunës në familje, si dhe për pasojat që shkakton kjo dukuri.
Temat e ligjëruara kanë zgjuar kureshtje tek nxënësit, duke qenë bashkëbisedues.
Kësisoj, policia rajonale e Ferizajt do të vazhdojë të mbajë ligjërata edhe në shkollat e komunave tjera të rajonit të Ferizajt!
Statstikat e përgjithshme: 2024-08-13
0
Aksidentet Fatale
30
Aksidentet Me te Lenduar
64
Aksidentet Pa te Lenduar
2117
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
31
Arrestime
23
Ne Mbajtje