Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

INFORMACION

Mitrovicë, 20 Shkurt 2022

Siç është bërë publike, prej datës 21.02.2022 deri me datë 28.02.2022, do të mbahet testimi për kandidatët për kadetë policor në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) në Vushtrri.

Njoftohen kandidatët se hapësira brenda kësaj akademie mund të shfrytëzohet për parkimin e automjeteve e nëse hapësira brenda AKSP-së është e pamjaftueshme janë siguruar 150 vend-parkime afër palestrës sportive ,,Jeton Tërstena” në Vushtrri.

Për mbarëvajtjen e trafikut dhe orientimin e kandidatëve, janë angazhuar zyrtarë policorë në udhëkryqet e rrugës nacionale Prishtinë-Mitrovicë, andaj për çdo informatë kandidatët mund t`ju drejtohen zyrtarëve policorë.
Me qëllim të lehtësimit të gjetjes së lokacionit të AKSP-së, kandidatët mund të përdorin skicën e rrugës nacionale Prishtinë-Mitrovicë deri te objekti i AKSP-së, të bashkëngjitur me këtë informacion.

Statstikat e përgjithshme: 2024-08-13
0
Aksidentet Fatale
30
Aksidentet Me te Lenduar
64
Aksidentet Pa te Lenduar
2117
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
31
Arrestime
23
Ne Mbajtje