Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohen tre persona të dyshuar për veprën penale ‘’Vrasje në tentativë ’’

 

Vushtrri, 19 shkurt 2022

Sot, rreth orës 15:00, të datës 19 shkurt 2022, policia në Vushtrri ka pranuar informacion për një përleshje të ndodhur ndërmjet disa personave në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit’ në Vushtrri. Me të pranuar informacionin në vendin e ngjarjes me urgjencë kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore.

Nga informacionet fillestare bëhet e ditur se si pasojë e përleshjes, lëndime kishte pësuar viktima mashkull kosovar të cilit i është ofruar tretman mjekësor. Sipas autoriteteve mjekësore lëndimet viktimës i janë shkaktuar nga një mjet i fortë metali.

Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprime të shpejta policore, me ç ‘rast janë identifikuar dhe arrestuar tre persona të dyshuar. Pas intervistimit njëri nga të dyshuarit është liruar në proceduë të rregullt, ndërsa dy të dyshuarve tjerë me aktvendim të prokurorit të rastit u është caktuar masa e ndalimit.

Ndaj tyre është iniciuar rast për veprën penale ‘’Vrasje në tentativë’’.

Statstikat e përgjithshme: 2024-08-13
0
Aksidentet Fatale
30
Aksidentet Me te Lenduar
64
Aksidentet Pa te Lenduar
2117
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
31
Arrestime
23
Ne Mbajtje