Prishtinë, 16 shkurt 2022 – Rreth orës 19:00, është pranuar informata për një rast të vdekjes së dyshimtë të ndodhur në një nga klinikat e QKUK –së në Prishtinë.
Pas marrjes së kësaj informate, policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar se; viktima, 9 vjeç, femër, shtetase Kosovare, në rrethana që aktualisht po trajtohen nga ana e policisë ka humbur jetën.
Si vijimsi e veprimeve hetimore me synim sqarimin e rrethanave specifike dhe të veçanta, trupi i pajetë i viktimës është është dërguar në institutim e mjekësisë ligjore për obduksion.
Megjithë dyshimet e ngitura, në koordinim me prokurorin e shtetit, policia me kujdes të shtuar po heton rastin si vdekje të dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore që do ti kontribuonin hetimit të plotë të kësaj ngjarjeje.