Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet i personi i kërkuar për rastin “Lëndim trupor”

Prizren, 16 shkurt 2022
Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, bazuar në autorizimin e organit kompetent për publikimin e fotografisë së personit të kërkuar për rastin “Lëndim trupor” që kishte ndodhur me 04 dhjetor 2021, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, kishte lëshuar: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët, duke publikuar të dhënat e të dyshuarit të kërkuar.
Falë kësaj kërkese mbrëmë, më 15 shkurt 2022, i dyshuari V. S., i moshës 30 vjeçe m/sh/k, është paraqitur vullnetarisht në stacionit Policor ‘Jugu’ në Prishtinë. I dyshuari është shoqëruar ne Stacionin Policor në Prizren ku është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës, i njëjti pranon veprën penale.
Për rastin është informuar prokurori i lëndës, i cili ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin për 48 orë.
Policia e Kosovës kërkon në vazhdimësi nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacione për çfarëdo veprimesh të kundërligjshme, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.
Të dhënat e tuaja do të mbesin konfidenciale.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës janë:
– 192
Vërejtje; Rasti ndërlidhet me publikimin e fotove me datën 15.02.2022
Statstikat e përgjithshme: 2024-08-13
0
Aksidentet Fatale
30
Aksidentet Me te Lenduar
64
Aksidentet Pa te Lenduar
2117
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
31
Arrestime
23
Ne Mbajtje