Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sonte rreth orës 19:00 pasi ka pranuar një informacion inteligjent, ka arrestuar në shtëpinë e tij në rrugën “Shefki Zariqi” në Ferizaj, personin e kërkuar me inicialet B.B (M/K) i moshës 34 vjeçar.
Ai ishte i kërkuar në bazë të dy urdhëresave të Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’ Vjedhje ’’
Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit, me burgim për dy (2) vite .
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës.