Prishtinë, 11 shkurt 2022- Policia e Rajonit të Prishtinës respektivisht, Njësiti Rajonal i Trafikut rrugor, po vazhdon me implementimin e planit operativ për kontrollin e shtuar në trafik me fokus të veçantë ndaj ngasësve të cilët nuk respektojnë sinjalizimet e semaforëve.
Në kuadër të këtij plani, gjatë kësaj jave, janë shqiptuar 32 gjoba dhe janë konfiskuar po aq patent-shofer për tre muaj.
Ky operacion do të këtë shtrirje në të gjitha rrugët e rajonit të Prishtinës dhe do të vazhdoj deri sa të vlerësohet që është arritur efekti i dëshiruar.