Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

INFORMIM PËR MBAJTJEN E TESTIMIT ME SHKRIM

Bazuar në Ligjin nr. 04/L-076, për Policinë e Kosovës, Neni 44, Udhezimin admnistrativ Nr.01/2021 Mbi marrdhënien e punës në Policinë e Kosovës, Neni 15 Drejtoria e Peronelit të Policisë së Kosovës bënë;
INFORMIM PËR MBAJTJEN E TESTIMIT ME SHKRIM / OBAVEŠTAVA ZA ODRŽAVANJE PISMENOG TESTIRANJA
1. Aplikantet të cilët i kanë plotësuar kriteret e konkursit publik të shpallur me datë 28 Tetor 2021 deri me 26 Nëntor 2021 për zyrtarë policor, ftohen që t’i nënshtrohen testimit me shkrim i cili do të mbahet në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri duke filluar nga data
21 Shkurt deri me datën 28 Shkurt 2022.
2. Kandidatët nga lista e publikuar duhet të paraqiten në vendin ku është paraparë mbajtja e testimit me shkrim 90 minuta (një orë e gjysmë) para fillimit të testimit duke respektuar masat e përgjithshme për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.
3. Kandidatët ditën e zhvillimit të testimit me shkrim duhet të kenë dhe me vete dhe si dëshmi:
1. Maskën mbrojtese
2. Çertifikaten e vaksionimit me të paktën dy doza të vaksinës ose një dozë e vaksinës Janssen kundër Covid-19. Personat me dëshmi mjekësore nga mjeku spaialist i fushës përkatëse se kanë kundërindikacione dhe janë të liruar nga vaksinimi duhet të paraqesin testin RT-PCR brenda 48 orëve ose çertifkatën me një dozë jo më e vjetër se një muaj.
3. Numrin e aplikacionit (shih në listat e shpallura),
4. Letërnjoftimin,
4. Kandidatët ditën e zhvillimit te testimit me shkrim nuk lejohet të kenë me vete telefon mobil, kalkulator, orë dore digjitale,kamerë,aparat, çantë dore ose stilolaps apo pajisje të ndryshme të teknologjisë informative
5. Çdo tentim i përdorimit të këtyre pajisjeve dhe tentimi i kopjimit, këmbimit të informatave apo çfadro komunikimi tjetër do të pasojë me diskualifikim të menjëhershëm nga procesi i testimit.
6. Parprakishte ua bejme me dije se për arsye të sigurisë së procesit të gjithë kandidatët do ti nenshtrohen kontrollës dhe për këtë arsye ju sygjerohet që të mos merrni me vete gjërat e ndaluara të cekura si më lartë.
7. Nga momenti kur fillon testimi me shkrim nuk lejohet të dalë nga salla, perveç me leje të Komisionit në raste të domosdoshme dhe vetëm të shoqëruar-me përcjellje.
8. Gjatë kohëzgjajtjes së testimit me shkrim nga ana e Mbikqyrësve të sallës do jeni të informuar lidhur me kohën e mbetur për testin me shkrim si psh. edhe 60 minuta, edhe 30 minuta, edhe 10 minuta apo edhe dy minuta.
Çka duhet të dini për testimin me shkrim :
– Testi me shkrim mbahet online dhe përbëhet nga 100 pyetje dhe është i dizajnuar të vlerësojë kandidatin në fushën e njohurive të përgjithshme (40%), gramatikë (30% ) si dhe matematikë (30%).
– Kandidatët në testin me shkrim duhet të shënojnë/plotësojnë përgjigjjen në pyetjen e parashtruara nga katër opsionet a,b,c,d se vetëm një është e saktë.
Rezultati minimal i kërkuar për të kaluar testin me shkrim është 70% të përgjigjeve të sakta nga testi.
– Testi me shkrim zgjatë 150 minuta (dy orë e tridhjetë minuta ) në interval kohor.
-Kandidatet të cilët e kalojnë me sukses testin me shkrim (minimumi 70%), e fitojnë të drejtën për t’iu nënshtruar fazës së dytë-testit fizik.
– Nëse kandidati dështon në këtë fazë të testimit me shkrim, ai/ajo nuk ka të drejtë të vazhdojë në fazat tjera dhe nuk i lejohet përsëritja e testit.
– Në hapsirën e Akademisë së Kosvës për Siguri Publike nuk ka vend për parkim të veturave,
– Për menyrën e plotësimit të testit me shkrim keni Udhezues të veçantë.
-Të gjithë kandidatët, për çdo paqartësi që mund të kenë lidhur me këtë proces, mund të drejtohen në zyrat e Personelit në Drejtoritë Rajonale të Policisë.
Vëmendje: nga momenti i hyrjes në objektet e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike dhe gjatë gjithë kohës sa mbahet testi me shkrim jeni nën monitorimin të kamerave.
Për çdo fazë të testimit, rezultatet do të publikohen në faqen e internetit të Policisë së Kosovës: www.kosovopolice.com
Statstikat e përgjithshme: 2024-08-13
0
Aksidentet Fatale
30
Aksidentet Me te Lenduar
64
Aksidentet Pa te Lenduar
2117
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
31
Arrestime
23
Ne Mbajtje